Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti të premten e të shtunën - i ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet mot i vranët, me intervale dielli por i ftohtë.

Temperaturat për nesër sipas IHK do jenë nga -7 ajo minimale deri në 1 gradë celsius ajo maksimale.

“Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s,” thuhet në njoftim.

Kurse të shtunën pritet të kemi reshje bore si pasojë e masave të ajrit nga veriu, temperaturat do lëvizin nga -9 gradë ajo minimale deri në -3 ajo maksimale.

“Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s,” thuhet tutje në njoftimin e IHK.