Moti, foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot (11.03.2024) parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, dhe me erëra të forta.

Sipas parashikimeve, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës e deri në ato të mbrëmjes pritet kalimi i sistemit frontal, duke sjellur reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas MeteoKosova, reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

Era do fryjë nga juglindja me shpejtësi prej 20-80 km/h. /Telegrafi