ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për të gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje-shirjes, thekson IHK.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.