Parashikimi i motit

Moti për sot dhe tri ditët në vijim

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Në orët e pasditës priten vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të sillën në mes 7 e 25 gradë Celsius.

Të premten pritet të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime, ato do të sillën në mes 7 e 25 gradë Celsius. Mot i kthjellët, parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 6 e 7 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 24 e 25 gradë Celsius.