
Foto: KALLXO.com
Moti për pesë ditët e ardhshme, ja kur priten reshje shiu
13.9.2020 - 17:17
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, të premten parashihet rënie e përkohshme të presionit atmosferik dhe vranësira të dendura të cilat vende – vende parashihen të sjellin reshje afatshkurta shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.