Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti nesër e pasnesër, me diell, riga shiu e shkarkime rrufesh

Nesër e pasnesër sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHK. temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet     12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.