Parashikimi i motit

Moti i vranët

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë celsius.

Në ditët e fundjavës, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Evropa perëndimore mbi Itali, ndërsa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, më i ngrohtë, e priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht ditën e diel. Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Ditën e hënë, vende-vende priten reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kryesisht me diell.