Moti gjatë javës, kryesisht me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht me vranësira, ndërkohë që gjatë fundjavës do të ketë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit, të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale.

Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.