Mot jostabil, sot dhe dy ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike ditëve të fundit është jostabile.

Kjo sipas IHMK-së po ndodhë si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime.

“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj)”- thuhet në njoftim.

IHMK-ja paralajmëron se sot dhe gjatë dy dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende -vende me intensitet më të lartë.

“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile, ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me intensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj”- theksohet në komunikatë.

Reshje të mëdha të shiut ka pasur edhe më 24.06.2024, në Prishtinë dhe qytete tjera në Kosovë.

Madje, në disa vende, si në Obiliq e Fushë Kosovë pati edhe breshër.

KALLXO.com raportoi për gjendjen me vërshimet në Prishtinë: