ILUSTRIM - Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN

Momenti kur tërmeti shkatërroi ndërtesat në qytetin turk Dijarbakir - VIDEO

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur tërmeti me maginutë 7.8 shkatërroi blloqe apartamentesh në qytetin turk Dijarbakir.

Tërmeti i fuqishëm goditi të hënën para lindjes së diellit jugun e Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë, pasuar nga disa pasgoditje në orët e para të pasdites.

Gjashtë ditë më vonë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 33 mijë./VOA