MKRS-ja nënshkruan memorandume bashkëpunimi me dy federata sportive

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me Federatën e Motoçiklizmit dhe me Federatën e Ragbit. 

MKRS përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ministrja e kulturës Vlora Dumoshi nënshkroi në emër të MKRS-së, ndërsa për federatat firmën e vunë përfaqësuesit e federatave përkatëse.  

Sipas MKRS, këto memorandume bashkëpunimi janë nënshkruan më qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2020.  

Gjatë këtij takimi, sipas komunikatës, palët kanë diskutuar diskutuan për sfidat dhe problemet që kanë federatat. 

“Do të jemi është e angazhuar që t’iu gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë. Jam jashtëzakonisht e përkushtuar që ta zhvillojmë sa më shumë infrastrukturën sportive në vend pasi që e dimë se sportistë janë ambasadorët më të mirë të vendit”, ka thënë me këtë rast ministrja Dumoshi. 

Ndërkaq, përfaqësuesit e këtyre fderatave kanë thënë se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve do të krijohen mundësi për realizimin e objektivat dhe synimet e tyre për vitin 2020, duke  theksuar se me kalimin e izolimit do të angazhohen maksimalisht  të rikthehen fuqishëm në aktivitete edhe në gara.