MInistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Foto: Atdhe Mulla

130 Mijë Euro për Tri Federata

Ndarja e subvencioneve ka ndodhur si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve të memorandumit në mes të ministrisë dhe tri federatave.

Sipas komunikatës së dërguar nga kjo ministri subvencionet janë dhënë me qëllim që federatat të pavarësohen financiarisht.

“Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë në mbarëvajtjen e sportit të Kosovës dhe u shpreh se MKRS-ja po punon në disa plane për të ndihmuar sportin e Kosovës: në infrastrukturë me projekte të shumta kapitale, me legjislacion modern dhe me subvencionime, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet edhe më tutje,” thuhet në komunikatë.

Federatës së Peshëngritjes i janë ndarë 28 mijë euro, Federatës së Autosporteve 61 mijë euro dhe Federatës së Aeronautikës 41 mijë euro.

Ministria e kulturës Rinisë dhe Sporti ka ndarë edhe më parë 649 mijë euro subvencione edhe  për federatat e karatesë, skijimit, mundjes, çiklizmit, notit, kick-box-it, tenisit dhe Federatën e Sportit Shkollor.

Gjithashtu kjo ministri nga buxheti i saj pati ndarë edhe 799 mijë euro, për subvencionimin e federatave të shenjëtarisë, hendbollit, volejbollit dhe basketbollit.

Sivjet për sportin janë ndarë 18 milionë euro nga buxheti.

http://kallxo.com/18-milione-euro-per-sportin/