MInistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Foto: Atdhe Mulla

649 Mijë Euro për Federatat e Kosovës

Ministria e Kulturës ka ndarë 649 mijë euro subvencione për federatat e karatesë, skijimit, mundjes, çiklizmit, notit, kick-box-it, tenisit Federatën e Sportit Shkollor është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri.

“MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit që po nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës po ndihmon pavarësimin financiar të tyre, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë,” thuhet në komunikatë.

Ministria dëshiron rezultate pas ndërkombëtarizimit të spoteve.

“Pas ndërkombëtarizimit të këtyre federatave sfidë për to mbeten rezultatet dhe përfaqësimi sa më konkurrues në nivelin e garave qofshin ato vendore apo ndërkombëtare të cilat ndikojnë në përmirësimin e sportit por edhe të imazhit të Kosovës,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit.

Kurse për sportin shkollor thuhet se është tejet i rëndësishëm për masivizimin e sportit në përgjithësi, si dhe në ngritjen e cilësisë, ngase punohet me gjenerata të reja ku bëhet edhe identifikimi i talenteve dhe shpresave të sportit.

Ministria e Kulturës pritet që të publikojë edhe listën e institucioneve të tjera të cilat do të jenë përfituese të subvencioneve, ku pritet të jetë e përfshirë edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe “Dokufesti”.

http://kallxo.com/me-shume-para-per-dokufestin-dhe-qendren-kinematografike/

Federata e Karatesë subvencionohet me shumën prej 98 mijë eurove, ajo e skijimit me 81 mijë euro, e mundjes me 76 mijë euro, e çiklizmit me 71 mijë euro, e notit 63 mijë euro, e kick-box-it me 61 mijë euro, e tenisit me 49 mijë euro si dhe Federatës së Sportit Shkollor i janë ndarë 150 mijë euro, është bërë e ditur në komunikatë. [interaction id=”56e2ca0e518248f65e72b110″]