Foto: Facebook/MKRS

MKRS-ja nënshkruan 14 memorandume bashkëpunimi me federatat sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar 14 memorandume bashkëpunimi me federatat sportive të Kosovës.

Mbështetja financiare e zotuar përmes këtyre memorandumeve arrin shumën mbi 200 mijë euro.

Përmes një njoftimin në Facebook, MKRS ka njoftuar se ministri i kësaj ministrie, Hajrulla Çeku ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Ragbit, Federatën e Kickbox-it, Federatën e Muaythai, Federatën e Bodybuildingut, Federatën e Bilardos, Federatën e Punëtorëve Sportiv, Federatën e Minigolfit, Federatën e Motoçiklizmit, Federatën e Kajakimit, Federatën e Golfit, Federatën e Pikados, Federatën e Bjeshkatarëve, Federatën për të Verbër, dhe Komitetin Paraolimpik të Kosovës.

“Mbështetja financiare e zotuar përmes memorandumeve të nënshkruara arrin shumën 210, 510.00 euro. Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt”, thuhet në njoftimin e MKRS në Facebook.