Misioni i BE për vëzhgimin e zgjedhjeve: Toni i fushatës zgjedhore në rundin e dytë ishte më e ashpër

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka thënë se rundi i dytë i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor është menaxhuar mirë.

Shefi i këtij misioni, Lukas Mandl tha se kandidatët që nuk arritën të fitojnë por që uruan kundër kandidatët e tyre  meritojnë respekt për pjekurinë politike.

Mandl tha se fushata në këtë rund ka qenë më dinamike dhe me një ton më të ashpër krahasuar me fushatën e tetorit.

“Toni i fushatës ishte më i ashpër në rundin e dytë dhe nisi më herët sesa zyrtarisht. Të gjitha aktivitet ishin të qeta. Në këto aktivitete të partive morën pjesë njerëz të ndryshëm duke nisur nga kryeministri dhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë. Mungesa e transparencës qe lidhet me financimin e fushatës ishte prezentë edhe ketë rund”, tha ai.

Shefi i misionit të BE-së theksoi se problemet e paraqitura në këtë rund të zgjedhjeve janë të trashëguara dhe të vjetra që kanë qenë prezentë edhe në zgjedhjet e kalura duke shtuar se Kosovë ka nevoje për një rishqyrtim të disa pikave sa i përket procesit zgjedhor.

“Ka një nevojë te rishqyrtimit të dizajnit të fletëvotimeve dhe , tabelave të numërimit si shkak edhe i numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme. Ky ishte një proces i administruar mirë. Disa probleme janë dobësi të vjetra qe janë identifiku edhe nga misionet e kaluara”, tha ai.

Kosova zhvilloi rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 21 komuna më 14 nëntor 2021.