Burimi: Ministria e Industrisë, Ndermarrësis dhe Tregtisë (MINT), IHD

Burimi: Ministria e Industrisë, Ndermarrësis dhe Tregtisë (MINT), IHD

Ministrja Hajdari: Për gjysmëviti mbi 230 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjysmëviti që nga viti 2007. Këto të dhëna, nëpërmjet rrjetit social “facebook”, i bëri të ditura ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Hajdari thotë se kjo është vlera më e lartë e investimeve në raport me mesataren e deritashme

“Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte në gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë muajtë e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89%, ngritje krahasuar me mesataren e deritashme.” thotë ministrja Hajdari

Ministrja Hajdari thotë se viti 2021 është për 33 për qind me më shumë investime se viti 2020 apo 109% më I lartë se viti 2019.

Burimi: Ministria e Industrisë, Ndermarrësis dhe Tregtisë (MINT), IHD (I-VI)-2007-2021
Burimi: Ministria e Industrisë, Ndermarrësis dhe Tregtisë (MINT), IHD (I-VI)-2007-2021