Ministri Zemaj: Do të rritet numri i testimeve nga sot

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se sot ka nënshkruar dy udhëzime administrative lidhur me testimet për COVID-19.

“Kam nënshkru bordin e ri për pjesën për covid të laboratorëve privat dhe menjëherë sot do të fillojnë institucionet publike që ta rrisin numrin e testimeve edhe komuna e Prishtinës është në pritje të testimeve”, tha ai

Zemaj kërkoi që deputetët mos të krijojnë shfaqje teatrale që sipas tij janë të thirrura në të pa vërteta sa i përket testimeve.

“Kryetarja i ka dërgu dy lista për testime si nevoja të Kuvendit dhe të gjithë janë testu edhe pikat e kontaktit të atyre. As nuk jeni më të privilegjuar as nuk jeni më të renditur se asnjë qytetar tjetër në Republikën e Kosovës sa i përket testimeve”, tha Zemaj.

Ai tha se gjitha testimet janë me protokol dhe janë shënuar arsyjet e testimit.

“Është mirë t’i informoni qytetarët drejt. Çdo statistikë zyrtare për çdo emër qoftë edhe individual ju lutem kërkoni dhe do ta keni”, tha ai.