Flamuri i Izraelit, Foto: Eduardo Castro

Ministri i kabinetit të luftës izraelite me ultimatum, zotohet të japë dorëheqje nëse nuk ka plan të pasluftës për Gazën

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk përcakton një plan të pasluftës për Rripin e Gazës, raporton BBC.

Gantz vendosi një afat 8 qershor për një plan për të arritur gjashtë “qëllime strategjike”, duke përfshirë fundin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe krijimin e një administrate civile shumëkombëshe për territorin.

“Nëse e vendosni kombëtaren mbi atë personale, tek ne do të gjeni partnerë në luftë”, tha ai. “Por nëse zgjidhni rrugën e fanatikëve dhe e çoni të gjithë kombin në humnerë, ne do të detyrohemi të largohemi nga qeveria.”

Netanyahu i hodhi poshtë komentet si “fjalë të lara” që do të nënkuptonin “humbje për Izraelin”.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 35.000 palestinezë janë vrarë në luftë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, institucion që nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e publikuara për viktimat.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj