Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com.

Ministri i Brendshëm i Izraelit në Kosovë, takohet me Kurtin

Ministri i Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel, sot më 18.06.2024 po qëndron në Kosovë.

Ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi i cili ka nisur rreth orës 11:20 po mbahet i mbyllur për media.

Arbel pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit, ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërshtetërore.

Njohja nga Izraeli ka qenë një ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit më 7 shtator të vitit 2020.

Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur raporte diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com.
Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com.
Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com.