Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në takim me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Foto:Ilir Meta, Facebook

Meta e Lajçak, flasin për dialogun Kosovë - Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në facebook Meta ka bërë të ditur se mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të dy vendeve”, ka shkruar Meta.

Tutje Meta ka thënë se “Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”.