Mësimdhënësja nga Prishtina tregon sfidat e mësimit online

Blerta Hasani, mësimdhënëse nga Prishtina, ka treguar në emisionin “Jeta në Kosovë” përvojën e saj me mësimin nga distanca.

Sipas saj, në fillim ka qenë sfiduese por tani janë mësuar me këtë formë të mësimit.

“Është më vështirë online sepse mungon interaktiviteti mes mësueses dhe nxënësve, është diçka krejt tjetër. Është pak më vështirë por prapë u mësuam, ka qenë pak sfidë”, ka shtuar Hasani në emisionin “Jeta në Kosovë.

Mësimdhënsja po ashtu ka treguar se ajo është angazhuar në mësimin online pavarësisht se ka pasur rast vdekje.

“Më 23 mars më vdiq babai. Në ato momente isha duke i bërë incizimet në Klan Kosova në emisionin NiN dhe s’e kam ditur që ka ndërru jetë. Kur kam dalë nga studio më kanë informuar se ka vdekur nga infarkti në zemër”, tha ajo.

“Nga gjendja e keqe shpirtërore nuk e kam menduar që do të vazhdojë me mësimin në distancë dhe të kontribuoj, por pas 3 ditësh me shtyrjen nga ana e familjes kam dalë në punë”, ka shtuar Hasani.

ww.kallxo.com