Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti - Foto: KALLXO.com

Mesazhi i Kryetarit të Gjykatës Për Mimoza Kusarin

Ish kryetarja e Gjakovës tani deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, ishte ndarë e befasuar nga vendimi i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Gjakovës i cili e liroi nga akuza të akuzuarin për tentim-atentat ndaj saj.

Ajo në rrjetin social në Facebook kishte thënë që kjo gjykatë nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të siguruar dëshmitarin bashkëpunues.

“Është Gjykata Themelore e Gjakovës që liroi të akuzuarin pa bërë as më të voglën përpjekje për të dëgjuar në seancë ata që e thanë lajmin e rëndë në Korrik të 2015-tes. Pse as edhe NJË herë të vetme nuk sollët dëshmitarin nga Tropoja?!”, kishte thënë mes tjerash Kusari- Lila.

I pyetur nga Kallxo.com për këto deklarime të Kusari-Lilës, kryetari i Gjykatës në Gjakovë, Vaton Durguti tha se gjykata nuk i komenton deklaratat e palëve në procedurë.

“Për këtë çështje që ju po e përmendeni, ju e dini më së miri dhe keni qenë vet gjatë gjithë seancave gjyqësore dhe e keni përcjelle  dinamiken e zhvillimit të kësaj lënde. Prandaj, unë nuk mund të them asgjë më tepër pos që të gjitha palët të cilët janë në procedurë e kanë të drejtën e ankesës dhe gjykata e shkallës së dytë do të merret me të gjitha pretendimet që mund ti ngjisin palët në procedurë” përfundoi Durguti.

Me 18 dhjetor Mikel Qupi është shpallur i pafajshëm në akuzat për planifikim të tentim vrasjes ndaj Kusari Lilës.

http://kallxo.com/shpallet-pafajshem-akuzuari-per-tentim-vrasjen-e-mimoza-kusarit/

http://kallxo.com/mimoza-kusari-mbetet-pyetje-te-pazgjidhura-pas-lirimit-te-te-akuzuarit-per-tentim-atentat/