19 Vjet Burg për Vrasjen e Vitit 2010 në Pejë

Gjykata Themelore në Ferizaj i gjeti fajtorë dhe ju shqiptoi dënim me burg të pandehurve F.D. si dhe F.Gj. të cilët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj akuzohen se për  dy vepra penale.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, bëhet e ditur se  trupi gjykues  pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin F.D., për veprën penale vrasja e rëndë në shtytje, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej trembëdhjetë 13 vjet, dhe për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasja në tentativë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet.

Duke zbatuar dispozitatët e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Gjykata i shqiptoi dënim unik prej 15 vjetëve. Ndërsa të pandehurin F.Gj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasja në tentativë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër 4 vjet.

Sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, të pandehurit F.D. dhe F.Gj. akuzohet se në korrik të vitit 2010 në një restorant në Pejë, me dashje ka shtyrë vëllain e tij për kryerjen e veprës penale vrasja e tani të ndjerit B.L. i moshës 24 vjeçare, duke rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë.

Deri te ngjarja, sipas njoftimit të Gjykatës në Ferizaj, ka ardhur pasi që i pandehuri shkoi në restorant, ku ishte tani i ndjeri i shoqëruar me disa persona të tjerë, fillon fjalosja mes të pandehurit dhe tani të ndjerit lidhur me një borxh që i pandehuri ja kishte të ndjerit, dhe në një moment ngritën në këmbë dhe këmbejnë fjalë fyese me tentim edhe të një konflikti fizik, mirëpo ndërhynë personat e tjerë prezent për ta penguar eskalimin e konfliktit.

Ngjarja nuk kishte përfunduar me kaq, pasi që sipas njoftimit të Gjykatës në Ferizaj i pandehuri nuk ulet dhe largohet dhe pas një ore kthehet në restorant me dy vëllezërit e tij F dhe H, të pajisur me mjete për të sulmuar jetën e të ndjerit dhe të dëmtuarit N.V.  dhe i pandehuri F.D me një shufër metalike, i pandehuri F.Gj me një dru bejsbolli, kurse i pandehuri H. me një pushkë automatike, sulmojnë fizikisht të ndjerin duke tentuar ta godasin me mjetet e tyre, mirëpo i ndjeri mbrohet me karrige.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Ferizaj, atëherë i pandehuri H pasi merr aprovimin nga i pandehuri F.D shkrep dy plumba në drejtim të të ndjerit B duke e goditur në pjesën ballore të kokës si dhe në anën e djathtë  të gjoksit, duke i shkaktuar fashitje të trurit, gjakderdhje të brendshme dhe  të jashtme, ndërsa rrezikohet jeta edhe e personave të tjerë të cilët ishin prezent, me ç ‘rast i dëmtuari N.V pëson lëndim të lehtë nga predha e armës.

Të pandehurve pas shpalljes së aktgjykimit iu është vazhduar edhe masa e paraburgimit ndërsa bëhet e ditur se ndaj aktgjykimit palët mund të ankohen në Gjykatën e Apelit.