Shkodër: Miku e qëllon mikun me armë në shtëpi

Një konflikt në mes dy miqsh në Vau i Dejës, në Shkodër, ka përfunduar me arrestimin e Gj.V., 47 vjeçar.

Në njoftimin e forcave të rendit në Shqipëri, thuhet se u sekuestruan edhe dy pushkë.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit”, thuhet në njoftim.

“Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet. Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin)”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Shtetit shqiptar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .