Ilustrim, Foto: Kallxo.com

Mblidhet kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot nga ora 16:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së saj. Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, do të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij. Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media./21Media