Foto: KALLXO.com
Mblidhet Kryesia e Kuvendit
06.2.2020 - 07:33
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila për herë të parë do të drejtohet nga ajo.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet sot nga ora 11:00 dhe do të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare.
Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.
Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit që do të kryesohet nga Osmani, e cila të hënën u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.