Mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19

Gjatë ditës së sotme do të mblidhet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë.

Njoftimi për mbledhjen e komitetit është bërë nga zyra e kryeministrit, pasi në këtë takim do të marrë pjesë edhe Avdullah Hoti.

Sipas Agjendës mediale të Hoti, pas takimit do të ketë konferencë për media në ora 14:00.

Në Kosovë deri më tani janë të infektuar 6680 persona nga COVID-19, prej tyre 3614 janë shëruar dhe 164 kanë vdekur.