COVID-19

Maqedoni: Qeveria i propozon Presidentit 8 ditë shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 67 vendosi që t’i propozojë Presidentit të shtetit Stevo Penadrovski shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për 8 ditë, nga 15 qershori deri më 22 qershor, raporton TV21.

Në njoftimin e qeverisë shkruhet se propozimi bëhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik në kohë pandemie./21Media