Maqedoni i Veriut - Parlamenti me 102 vota e shkarkoi kryeprokuroren Speciale Katica Janeva

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 102 vota PËR votoi propozimin për shkarkimin e kryeprokurores Speciale Katica Janeva.

Gjatë votimit nuk pati asnjë votë kundër.

Vendimi i Kuvendit tash do të përcillet tek Këshilli i Prokurorëve Publik të cilët e kanë fjalën e fundit për shkarkimin e Janevës.

Sipas informacioneve të TV21, seanca e Këshillit do të caktohet këtë pasdite./TV21