Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Maqedoni e Veriut, 29 viktima dhe 561 raste të reja me COVID-19  

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.384 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 507 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 29 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21