Maqedoni e Veriut, 185 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 185 raste të reja të të infektuarve, nga gjithsej 1364 teste të bëra.

“Në Shkup 96 raste të reja, në Strugë 20, në Dibër 18, në Tetovë 14, në Resnjë 8, Ohër 7, në Shtip 4, në Kërçovë 3. Nga dy të infektuar ka në Kumanovë, Veles, Manastir, Kavadar, Gostivar dhe Shën Nikollë, ndërsa nga një rast i ri është regjistruar në Prilep, Kriva Pallankë dhe Probishtip”, ka bërë të ditur MSh.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 41 pacientë si dhe 11 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirust.

“29 në Shkup, 4 në Shtip, 4 në Veles, 2 në Tetovë dhe nga një i shëruar në Kumanovë dhe Gostivar. Aktualiasht numri i rasteve aktive në vend është 2868 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5005 persona, nga të cilët 1904 janë shëruar ndërsa 233 kanë ndërruar jetë”, thuhet më tej./TV21