Podgorica. Foto: Wikimedia.

Mali i Zi me shifra të ulëta, 321 raste me COVID-19 për 40 ditë

Mali i Zi është shteti i fundit në Europë që regjistroi rastet e para me pandeminë e coronavirusit kur më 17 mars u shfaqën raste e para të infeksionit.

Që nga dita e djeshme në ora 08:45, deri në orët e mesditës së sotme nga 97 mostra  mostra të testuara asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa dje është regjistruar viktima e 7, një 83 vjeçar që kishte sëmundje të rënda kronike.

Që nga 18 prilli në shtetin malazez janë shfaqur 2 deri në 3 raste në ditë, kështu duke e ulur dukshëm numrin e rasteve aktive, dhe duke mundësuar një menaxhim më të lehtë të situatës edhe nga Klinikat Infektive.

Nga numri i përgjithshëm, raste aktive me virusin COVID-19 janë 161 persona, ndërsa 153 është numri i të shëruarve, nga numri i rasteve aktive, 20 persona janë në trajtim spitalor.

Ndërsa institucionet e shëndetësisë janë duke monitoruar 1,869 persona që kanë pasur kontakte me personat që tashmë janë konfirmuar me COVID-19.

Podgorica është qyteti me numrin më të madh të rasteve gjithsej 163 raste të konfirmuara, ndërsa Komuna e Tuzit ka 37 raste, dhe Ulqini dhe Bari me nga 22 raste janë komunat ku ka numër më të lartë të rasteve krahasim me komunat tjera.

Gjatë javës së shkoi kryeministri Markoviq në një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit, ka thënë se sallonet e flokëve dhe bukurisë dhe ndërmarrjet e tjera të vogla do të fillojnë të punojnë nga 4 maj, ndërsa dyqanet, hotelet, kafenetë dhe restorantet do të fillojnë të rihapen në gjysmën e dytë të majit.