Dr. Lul Raka

Lul Raka: Për çdo rast aktiv me COVID-19 kemi 5-10 raste tjera në komunitet

Kosova tashmë mendohet se ka arritur pikun e rasteve pozitive me COVID-19 në ditën kur u konfirmuan 79 raste, por kjo mund të ndryshojë gjatë ditëve në vijim.

Kështu ka shkruar në Lul Raka, mikrobiolog dhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili shpreson që numri i rasteve pozitive me COVID-19 të mos shtohet.

Ai po ashtu ka thënë se një person pozitiv me COVID-19 ka infektuar 5-10 persona të tjerë në komunitet.

“Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste). Rastet e regjistruara gjatë kohës së izolimit përkojnë me pacientë të cilët janë infektuar 7-14 ditë më herët”, ka shkruar Raka.

604 persona janë të infektuar nga kjo pandemi në nivel vendi, 128 prej tyre janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.