Lista e AAK-së nuk certifikohet nga KQZ

Lista e kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është certifikuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Ibrahim Selmonaj ka thënë se AAK do të bëjë ankesë në PZAP.

“AAK do të ankohet dhe do të jetë pjesë e zgjedhjeve”, ka thënë Selmonaj.

Në mbledhjen e KQZ-së, AAK ka kërkuar që votimi të bëhet ndaras për certifikim të subjektit dhe ndaras për certifikim të listës për deputetë.

Kujtojmë se lidhur me këtë vendim të gjithë subjektet kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

As lista e kandidatëve për deputetë  të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është çertifikuar sot në mbledhjen e KQZ-së.

Lista e Vetëvendosjes nuk certifikohet në KQZ