Lista e Vetëvendosjes nuk certifikohet në KQZ

Lista e kandidatëve për deputetë  të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar sot në mbledhjen e KQZ-së.

Kjo për shkak se subjekti nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në listë që sipas KGJK-së kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

As lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është çertifikuar. Kjo pasi  AAK ka kërkuar që të votohet ndaras për çertifikim te subjektit dhe ndaras për certifikim të listës për deputetë.

As Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar procesin e certifikimit.

Kujtojmë se lidhur me këtë vendim të gjithë subjektet kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.