Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Lipjan, Policia po heton vdekjen e një burri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në Lipjan dhe se njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se aty është konstatuar vdekja e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 02.07.2024, rreth orës 17:50.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), njofton Policia.

Rasti është inicuar si ‘Trup i pa jetë’ dhe ‘Hetim mbi vdekjen’.