Kuvendi nis me rreth një orë vonesë, prapë pa kuorum për votim të ligjeve e rezolutave

Shkaku i mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovvs ka nisur seancën e sotme me rreth një orë vonesë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani i ka ftuar grupet parlamentare që t’i thërrasin deputetët në seancë pasi, sipas saj, nuk ka kuorum për të filluar seanca.

“Ju lus t’i ftoni deputetët sepse nuk kemi akoma kuorum janë vetëm 50 deputet në sallë”, tha ajo.

Vetëm 31 deputetë kanë votuar në parim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Kryetarja Osmani tha se nuk ka kuorum për vendimmarrje.

Me 27 vota për dhe 1 kundër nuk kishte kuorum për tu votu Propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu me 27 vota për, 1 kundër nuk kishte kuorum për votimin e Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Edhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19” nuk kishte kuorum pasi kishte marrë vetëm 15 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim.

As votimi në parim i Projektligjit për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete, nuk kishte kuorum për votim. Kjo pikë i ka marr vetëm 32 vota për.

Pika për votimin e Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së
Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike është shtyrë për një seancës tjetër me kërkesën e deputetit të PDK-së Abelard Tahiri, duke thënë se deputetja Besa Ismaili – Ahmeti është me Covid dhe nuk është preyent në seancë.