Seanca e Kuvendit më 17 shtator 2020, Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi arrin t’i votoj dy pika nga seanca e sotme plenare

Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i votoj dy pika të pa papërfunduara nga Seancat e kaluara.

Me 67 vota për asnjë kundër dhe një abstemim kanë kaluar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit.

Për këtë pikë është shprehur e gëzuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci duke thënë “Më në fund kaloj një pikë”.

Me 68 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim ka kaluar edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Për votimin në parim të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, nuk kishte vendimmarrje pasi vetëm 20 deputet kanë votuar.

Nënkryetarja Nagavci nuk e ka hedhur në votim propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës pasi deputetja Valdete Bajrami kishte kërkuar propozime edhe nga grupet e tjera parlamentare.

Nuk votim nuk është hedhur as propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Nagavci tha se Deputeti Endrit Shala nuk ishte prezent për ta paraqitur rezolutën.