
Kusari Lila në kujtim të ‘Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit'
21.1.2022 - 17:35
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka përkujtuar me një pankartë “Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit”.
“Ne duhet të mësojmë nga e kaluara për të mbrojtur të ardhmen! Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. We learn from the past so we protect the future!”, ka shkruar Kusari Lila në rrjetin social Facebook.
Edhe në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosu pankarta me mbishkrimin #WeRemember.
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.