
Albin Kurti
Kurti synon shtrirjen e Vetëvendosjes me rezultate edhe në zgjedhjet lokale 2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një hartë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në komunat e Kosovës, të mbajtura më 09.02.2025.
Në këtë hartë shihen rezultatet e partive politike në komuna, përfshirë edhe rënditjen e tyre në bazë të këtyre rezultateve zgjedhore. Për partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), harta është theksuar me ngjyrë të kuqe në ato komuna ku ka dalur e para.
Kurti duket se ia ka gjetur përdorimin kësaj harte për zgjedhjet lokale.
“Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë” – ka shkruar Kurti në Facebook, më 29.03.2025.
Sipas kësaj harte, në komunat e rajoneve më të mëdha të Kosovës partitë politike kanë marrë këto rezultate zgjedhore:
Në Prishtinë – LVV është e para me 42.07%, LDK me 25.54%, PDK me 18.42%
Në Ferizaj – LVV me 51.79%, PDK me 26.76%, LDK me 13.20
Në Mitrovicë të Jugut – LVV me 56.25%, PDK me 30.53% dhe LDK me 6.38%
Në Mitrovicë të Veriut – Lista Serbe me 56.21%, Partia “Demokracia Serbe” me 15.82% dhe LVV me 13.10%
Në Pejë: LVV me 41.07%, LDK me 27.64%, AAK me 12.77% dhe PDK me 10.36%
Në Gjakovë: LVV me 48.08%, AAK me 19.15%, LDK me 16.47% dhe PDK me 9.99%
Në Prizren: LVV me 40.83%, PDK me 22.87%, LDK me 10.88% dhe AAK me 5.20%
Në Gjilan: LVV me 51.46%, LDK me 22.20%, PDK me 16.89%
Prej të dhënave në këtë hartë, LVV ka dalur e para në 21 komuna, PDK dhe AAK nga 3 komuna, Lista Serbe në 10 komuna. Kurse, LDK në asnjë komunë, por ka komuna që rënditet e dyta.
Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27.03.2025 ka certifikuar zgjedhjet parlamentare dhe Qeveria e Albin Kurtit tash e tri ditë është “Qeveri në detyrë”.