Kurti prezanton 10 pikat e platformës për mandatin e ri në krye të LVV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur sot platformën për mandatin e ri në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se platforma e tij programore mbështetet në dhjetë pika themelore.

Në prag të zgjedhjeve të brendshme të partisë, Kurti ka kërkuar sot besimin e anëtarëve edhe për katër vite të tjera në krye të LVV-së, partisë më të madhe në Kosovë.

10 pikat e platformës së Kurtit për mandatin e ri:

1. Rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja

2. Rritja e anëtarësisë së vajzave e grave

3. Krijimi i kohezionit midis brezave e grupeve shoqërore

4. Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5. Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat

6. Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7. Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë qeverisës

8. Rritja e rrjetit të qendrave të LVV-së në mërgatë

9. Angazhimi i studenteve dhe profesionisteve në organizatën politike të lëvizjes

10. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë.