Kurti në Sharr: Na duhet një fitore sikur Malet e Sharrit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë vizitës në Sharr, kërkoi votën e qytetarëve të kësaj ane, me një qasje të veçantë.

“Po na duhet një fitore e madhe dhe e fortë si Malet e Sharrit”, tha Kurti.

Ai u shpreh i bindur se LV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë partia e parë.

“S’ka njeri në Kosovë që nuk e di se kush del i pari, sepse s’ka kush del i pari përveç neve. Por, fitorja në këto zgjedhje nuk është vetëm me dal i pari, por na duhet t’i bëjmë 61 deputetë. E për 61 e përpjetë duhet me dalë në zgjedhje secili prej jush, edhe ai që i bënë 18 vjet me 14 shkurt edhe ai që i ka 98 vjet”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin në këtë vizitë ka qenë edhe U.D e presidentes Vjosa Osmani, e cila në këto zgjedhje garon po për pozitën e presidentes dhe është në një listë të përbashkët me LV-në.

Ajo para qytetarëve të kësaj ane kërkoi votën për të ndryshuar të ardhmen e brezave të rinj.

“Ju edhe me 6 tetor keni votuar për ndryshim. Por, për fat keq ai besim i juaji, ajo votë e juaja është keqpërdorur. Mos lejoni të keqpërdorët më, mos lejoni që vota juaj, besimi juaj, taksat tuaja, por mbi të gjitha e ardhmja e brezave që vijnë, të shkelet, të tjetërsohet e të shkatërrohet nga ata që e shkatërruan që dy dekada”, tha Osmani.