Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mirëpritur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim do të thellohet në të gjitha fushat.

“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka shkruar Kurti.

Sot Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Gjatë ceremonisë u paralajmërua edhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Paralajmërimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem, BE pret që Kosova të “mos e minojë perspektivën evropiane”