Kurti merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë | Foto: ZKM

Kurti merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar për shënim të 25-vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë, sot më 25.06.2024.

“Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme në vendin tonë, masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë – e cila ishte një nga mbi 400 masakrat e kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë. E vërteta për këtë masakër ekspozoi brutalitetin që po përballonte Kosova dhe ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes së NATO-s.” – thuhet nw njoftimin e Qeverisw.

Zyra e Kryeministrit, njofton se në këtë ngjarje Kurti ka folur edhe për ndihmën e OSBE-së për Kosovën në ngritjen e demokracisë, duke përmendur mbështetjen për Akademinë Policore të Kosovës, ndihmat për transmetuesin publik dhe institucionet që mbikëqyrin proceset zgjedhore, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në një kohë kaq të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe rajonit, jam mirënjohës për profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar, si dhe për pasionin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, demokracinë dhe prosperitetin e popullit dhe shoqërisë sonë.”- ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka përmendur edhe amasadorin William Walker, për të cilin tha se “Para se OSBE-ja të kishte një mision në Kosovë, pati një mision verifikues të udhëhequr nga ambasadori Walker”.