Foto: ZKM/17.01.2022

Kurti komenton foton e Vuçiqit me përfaqësues të institucioneve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar fotografinë e publikuar në të cilën shihet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takim me përfaqësues të institucioneve në Kosovë me Millan Radojqiq njeriun e kërkuar për korrupsion.

“Këtu njerëzit kryesor në këtë fotografi janë Rdaojqiq dhe Gashiqi, nuk ëshët as Petkoviq. Ky që ndodhet në anën e djathtë të Vuciqit, Petkoviqi që është kryenegociator i Serbisë ky as për së afërmi nuk është i rëndësishëm sa Radojqiqi dhe Gashiqi, besa as zoti Jevtiq”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kryeministri ka thënë se sot ka shkruar në Brezovicë, por nuk ka takuar kryetarin e Shtërpcës, Balibor Jevtiq.

“Unë sot isha në Brezovicë për një investim për skijim dhe tash po e shohë pse nuk paska qenë Dalibor Jevtiqi, paska qenë në Beograd”, ka thënë Kurti.

Dyshime se Millan Radojiçiq takoi eprorë të Policisë së Kosovës në Beograd