Kurti: Do të sigurohemi që krimet seksuale gjatë luftës të jenë pjesë e dialogut me Serbinë

Në seancën e cila sot iu kushtua viktimave e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se krimet e bëra nga koha e luftës duke përfshirë edhe dhunën seksuale do të përfshihen në dialog me Serbinë bashkë me prioritetin e qeverisë për padinë që do dërgohet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Këto krime janë më të tmerrshmet që kanë ndodhur por nuk u trajtuan  asnjëherë në dialogun me Serbinë ne do sigurohemi që kjo të ndryshoje sepse nuk mund të arrijmë paqe pa pranuar të kaluarën. Kërkim falja nga Serbia, reparacionet dhe qasja ne drejtësi do jenë  pjesë e dialogut, një nga prioritet e qeverisë sonë është padia për gjenocid ndaj Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo do jetë rrugë e gjatë sepse dëshirojmë që të sigurohemi që të jemi të suksesshëm në këtë proces”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha sot se ka për detyrë të veproj ndërsa shtoi se edhe 22 vite pas luftës viktimat e dhunës seksuale ende vuajnë pasojat e deri më tani askush nuk është dënuar për krimet që janë bërë.

“Turpi nuk u përket atyre që u përdhunuan për gjithë tjerëve, 22  vite kanë kaluar unë dje morra pjesë në dy marshe publike dhe bëmë homazhe në kompleksin memorial heroinat. 22 vite kanë kaluar dhe plagët e luftës janë ende të hapura, këto plagë janë të hapura në shumë fronte, kemi ende persona të zhdukur, dëme që akoma nuk i kemi matur dhe borxhe të pa paguara, por fronti më i dhimbshëm që duam të kemi vëmendjen tuaj sot janë gratë dhe burrat e përdhunuar që ende vazhdojnë të jetojnë me barrën e padrejtësisë, stigmës dhe izolimit”, tha ai.

Tutje ai shtoi se kriminelët duhet të dënohen dhe deri sot ka pasur mungesë dhe vonesë për ndjekjen e tyre.

“Me kalimin e kohës dëshmitarët vdesin dhe po ashtu edhe kriminelët duke e bërë të pamundur gjykimin e  tyre dhe sjelljen para drejtësisë. Por asgjë nuk na ndal që ti gjykojmë në mungesë, heshtja dhe mosveprimi e mbron krimin dhe ekzekutuesin e krimit, gjykata dhe prokuroritë tona duhet ti trajtojnë me seriozitet maksimal rastet e dhunës seksuale ne Kosovë”, u shpreh Kurti.

Kurti tutje inkurajoi të gjithë të prekurit e dhunës seksuale të ngrënë zërin dhe të përfshihen në komisionin për njohje dhe verifikim të statusit të viktimës seksuale e miratuar në vitin 2018, edhe pse sipas tij ky komision ka filluar punën shumë vonë.

“Legjislatura e kaluar ka miratuar ndryshim e kodit të procedurës penale që lejon gjykim në mungesë për kime lufte. Qeveria është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë të prokurorisë dhe do respektojmë pavarësinë e gjyqësorit”, shtoi ai.

Kurti inkurajoi të gjithë burrat dhe gratë tjera që të kërkojnë drejtësinë e munguar.

“Siç e dini më 5 shkurt 2018 ka filluar punë komisioni për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Deri tani ky komision ka pranuar 1226 aplikacion prej të cilave 785 u është njohur 236 u është refuzuar dhe 223 janë në rishqyrtim. Dua ta shfrytëzoj këtë rast për tu bërë thirrje personave që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre. Qeveria do trajtoje me seriozitet çdo kërkesë të komisionit për kryerjen e punës me efektivitet dhe do i ofrojë mbështetje organeve për dënimin e krimineleve”, shtoi ai.

Tutje kryeministri tha edhe se procesi i njohjes së viktimave është shumë delikat por i rëndësishëm.

“Ky proces ka nisur më vonesë të jashtëzakonshme. Do duhej të adresohej me kohë, por tash në emër të qeverisë se re unë bashkë ndjejë me vuajtjen  tuaj derisa  ju të gjeni drejtësi”, u shpreh Kurti.

Kurti tutje tha se këto krime do përfshihen në dialog më Serbinë bashkë më prioritetin e kësaj qeverie për padinë që do dërgohet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Këto krime janë më të tmerrshmet që kanë ndodhur por nuk u trajtuan  asnjëherë në dialogun me Serbinë ne do sigurohemi që kjo të ndryshoje sepse nuk mund të arrijmë paqe pa pranuar të kaluarën. Kërkim falja nga Serbia, reparacionet dhe qasja ne drejtësi do jenë  pjesë e dialogut, një nga prioritet e qeverisë sonë është padia për gjenocid ndaj Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo do jetë rrugë e gjatë sepse dëshirojmë që të sigurohemi që të jemi të suksesshëm në këtë proces”, tha ai.

Në fund të fjalimit Kurti tha se pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë qetësi, krimet e luftës, duke shtuar se gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to.