Kufizohet lëvizja e qytetarëve edhe në katër komuna

Qeveria e Kosovës ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve edhe në katër komuna tjera.

Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët e komunave të Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Shtërpcës dhe Fushë Kosovës u ndalohet të dalin pa arsye pas orës 21:00 në mbrëmje deri në ora 05:00 në mëngjes.

Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, është ndaluar çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Në anën tjetër, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të gjitha qytetarët të bartin maska për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë objekteve të tyre të banimit si dhe të mbajnë distancë fizike 2 metra.

Gjithashtu me këtë vendim, Qeveria obligon të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektant për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyje të objekteve.

Po ashtu, Qveria ka obliguar organet kompetente që të ushtrojnë kontrolla rigoroze me qëllim ta zbatimit të këtyre masave.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.