Kryetare e partisë apo Presidente? Vjosa Osmani tregon cilën pozitë e preferon

Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre dhe është  nënkryetare e LDK-së foli për pozitat eventuale që ajo mund t’i marrë nëse nis koalicioni me LVV-në.

Ajo tha se pozitat për të nuk janë edhe aq të rëndësishme.

Në një intervistë në “Jeta në Kosovë” ajo u pyet nëse më shumë do të donte të ishte kryetare e partisë apo Presidente e vendit.

“Nuk e kam pa politikën asnjëherë si çështje e rehatisë personale. E shohim cilën mundem pak ma mirë dhe aty vendosim definitivisht”, u përgjigj ajo.

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.