Kryeministrat nuk do të mund të shpenzojnë pa kufi para për mbushje telefonike

Me vendimin e ri të Qeverisë, kryeministri nuk mund të shpenzojë pa kufi mbushje telefonike.

Vendimi i ri qeveritar, që pritet të hyjë në fuqi që nga 1 maji i këtij viti, do t’ia pamundësojë kreut të Qeverisë të shpenzojë mbushje telefonike pa kufi.

Ky vendim e ka caktuar vlerën tavan të shpenzimit të mbushjeve për kryeministrin në 150 euro.

Që nga viti 2008, kryeministri i Kosovës, sipas një udhëzimi administrativ të kohës së institucioneve vetëqeverisëse, kryeministri ka pasur të drejtë të shfrytëzojë pa kufizim mbushje telefonike.

Ky vendim i Qeverisë ka prekur edhe pozitat e tjera brenda Qeverisë së Kosovës.