Vojisllav Sheshel - Foto: REL/AP

Krimineli i luftës Sheshel dështon të hyjë në Parlamentin e Serbisë

Vojisllav Sheshel- i dënuar në vitin 2018 për nxitje të krimeve të luftës në fshatin Hrtkovci në vitin 1992, nuk do ketë më ulëse në Parlamentin e Serbisë, pasi partia e tij radikale serbe SRS dështoi të marrë mjaftueshëm vota në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

Sipas rezultateve të pakompletuara, partia SRS morri vetëm 2% të votave, që ishte nën pragun prej 3% për të hyrë në Parlament.

Sheshel ka qenë një figurë e rëndësishme në jetën politike në Serbi që nga vitet e hershme të 90-ta. Ai dhe SRS e tij ishin një faktor në Parlamentin serb gjatë qeverisjes së Sllobodan Millosheviqit, nganjëherë duke u sjellur si opozitë dhe ndonjëherë pjesë e koalicioneve qeverisëse. Ai ishte zëvendës kryeministër nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Në vitin 2003 Sheshel u dorëzua vullnetarisht në tribunalin ndërkombëtar për krime në ish- Jugosllavi , në Hagë, për të i’u përgjigjiur akuzave për kryerje të krimeve gjatë luftërave të ish Jugosllavisë në vitet 90-ta ku ai ishte eksponent i ideologjisë së një Serbie më të madhe dhe prijës i forcave paramilitare që luftuan në Kroaci dhe Bosnje.

Gjykimi i tij u zvarrit për shumë vite dhe nuk filloi deri në vitin 2007. Derisa partia e tij vazhdoi të marr rezultate të mira në zgjedhje deri në vitin 2014, ku për herë të parë kjo parti nuk pati sukses të hyjë në parlament.

Atë vit, Shesheli u kthye në Serbi pasi Kombet e Bashkuara e liruan atë nga mbajtja dhe e lejuan të kthehet në shtëpi për trajtim të kancerit. Pas zgjedhjeve që u mbajtën shpejt në atë vit SRS hyri prapë në parlament.

Gjatë kohës së tij në Parlament, ai mohoi krimin në Srebrenicë të Bosnjes.

Partia Progresive serbe u themelia nga dy ish përkrahësit e afërm të Sheshelit, Aleksandër Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, të cilët e lanë partinë SRS dhe krijuan partinë e re.